Sociale Më shumë

Veshja Ulqinake, zakonet dhe ruajtja e kësaj tradite

Prej tvteuta14:27, 24 Shkurt 2023

Edhe pse trashëgimit zbehen nga viti në vit ka edhe nga ato persona, që e duan të moçmen, si dialektin, zakonet por edhe veshjen.
Një zonjë e nderuar Ulqinake, që njihet përtej zonës së Ulqinit, Feriha Llunji është ajo që për 30 e ca vite jep kontributin e saj me punë, për të ruajtur veshjen Ulqinake, duke iu përkushtuar plotësisht me profesionin e saj si rrobaqepse.

Punën e saj si rrobaqepëse e filloi nga mosha 15 vjeçare, ku shkas u bë babai i saj i cili si dhuratë për të bijën zgjodhi makinën për qepje.
Zanatin për veshjet tradicionale Llunji e morri nga vjehrra e saj, ku edhe sot mundohet t’iu trashëgojë mbesave.

Ajo na tregoi pak për pjesën më të vështirë në punën e saj, që është qëndisja e xhamadanit me tertil, që tha se merr rreth afro një muaj kohë.

Puna si rrobaqepëse për veshjet tradicionale Ferihaja thotë, që  është profesion që nuk të lë pa punë kurrë, dhe profesion që nuk vdes.

  • 1

    Radio