Aktuale Më shumë

Vendim i Arabisë Saudite – Në Haxh vetëm të vaksinuarit

Prej tvteuta16:27, 2 Mars 2021

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se vaksinimi kundër koronavirusit do të jetë një nga kushtet themelore për haxhin e këtij viti. Ministri Saudit i Shëndetësisë Tawfig bin Fawzan Al Rabiah zhvilloi një takim me zyrtarët përkatës të atij vendi dhe informoi se të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në haxhin e këtij viti duhet së pari të marrin vaksinën kundër virusit korona. Gazeta “Ukaz” raporton se Ministri Al Rabiah gjithashtu urdhëroi shërbimet përkatëse të përgatisin me kohë pika ambulatore dhe personelin mjekësor që do të angazhohen në Mekë dhe Medinë gjatë pelegrinazhit si dhe kërkoi formimin e një komisioni Kovid që do të analizojë situatën dhe do të japë rekomandime dhe urdhra në lidhje me haxhin.

  • 1

    Radio