Vendi i dytë për Skender Katanën në turneun e tenisit U10
Prej tvteuta27 March 2017
Klubi i tenisit Bellevue këto ditë ishte nikoqir i turneut deri në moshën10 vjeç, prej kalendarit të Federatës së tenisit të Malit të Zi. Në turne morrën pjesë 22 garues në të dy kategoritë. Fituese e turneut tek vajzat u shpall Iva Lakiq ( KT Eminet ) e cila fitoi kundër motrës së vet Anja Lakiq me rezultat 4:1, 3:4, 10:5. Vendin e tretë e ndanë Rashoviq Tara ( KT Nec ) dhe Dobrkoviq Ena (KT Bar ). Pas një ndeshje interesante fitues i turneut të djemve u shpall Lazar Bullatoviq ( KT Gimnazijalac ) i cili në finale ishte më i mirë se tenisti i talentuar nga Ulqini Skender Katana, me rezultat 4:2, 4:2. Vendin e tretë e ndan Gjokoviq Stefan ( KT Bar ) dhe Dragoviq Marko ( KT Eminent ). Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin