Rajoni/Bota Më shumë

Vendet e BE-së heqin roaming-un

Prej tvteuta09:44, 14 Qershor 2017

Pas disa vitesh hezitimi dhe shtyrjeje, shërbimi “Roaming” për cilindo që udhëton drejt vendeve të Bashkimit Europian nuk do të ekzistojë më. Nga 15 qershori nuk do të ketë më shpenzime shtesë kur shtetasit europianë të udhëtojnë drejt 26 vendeve të BE-së, përfshi edhe disa vende të tjera. Me pak fjalë, kjo do të thotë se planet tarifore, qoftë me kontratë apo me parapagesë, do të aplikohen kudo njësoj.

Ky është një nga ato raste kur konsumatorët janë vënë në qendër të zgjedhjeve nga ligjvënësit. E kjo nuk është një zgjedhje rastësore, por vjen pikërisht përpara verës, duke evituar kështu kostot shtesë që klientët e telefonive të lëvizshme paguanin kur shkonin me pushime. Fundi i “Roaming” bën pjesë në një strategji të quajtur “tregu i përbashkët dixhital”, që ka për objektiv shembjen e barrierave ndaj qarkullimit të lirë të informacioneve “online”.

  • 1

    Radio