Aktuale Më shumë

Veljoviq akuzohet se lajmëronte grupin kriminal për planet e policisë

Prej tvteuta10:21, 26 Korrik 2023

Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) akuzon ish-drejtorin e policisë Veselin Veljoviq se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ndër të tjera, edhe duke informuar organizatorin e grupit kriminal, Aleksandar Mrkiq, se kur policia do të kontrollonte shtëpitë familjare dhe hapsirat e tjera të njërit prej anëtarëve të këtij grupi.

Veljoviq, si drejtor i Drejtorisë së Policisë dhe këshilltar i Presidentit të Malit të Zi për mbrojtje dhe siguri, ka pasur për detyrë t’i sigurojë organizatës kriminale informacione konfidenciale lidhur me aktivitetet dhe rastet e lidhura me kontrabandën e cigareve , dhe sipas nevojës,  të ndërmarrë veprimtari policore në përputhje me interesat e organizatës kriminale.

  • 1

    Radio