Sociale Më shumë

ULQINI MË NË FUND ME TREGUN E BAGËTIVE

Prej tvteuta13:24, 15 Shtator 2015

Tregu i bagëtive dhe me shumicë i kamjoneve në Komunën e Ulqinit më në fund ka lokacionin e vet. Platoja në afërsi të ish ndërmarrjes së ndërtimtarisë Priomrie tashmë është vendi ku do të zhvillohet kjo tregti. Pas shumë viteve vështirësije në realiziminin e tregut të bagëtive, pas shumë vërejteve nga tregtarët, blerësit, si dhe qytetarët të cilët banojnë pikërisht në lagjen Totosh ku deri më tani është zhvilluar tregëtija e bagëtive për herë të parë në Ulqin zëri i tyre u ndëgjua dhe tashmë nuk do të ballafaqohen me një problematikë të tillë.
Kryeshefi i Policisë komunale Saubih Mehmeti tha se që më ardhjen e tij në këtë post janë ballafaquar me këtë problematikë të theksuar, pasi që lokacionet në të cilat është zhvillaur ky treg deri më tani nuk ka plotësuar as kushtet minimale.
Lokacioni në fjalë është pronë e Komunës së Ulqinit, prandaj edhe menaxhimi i saj do të bëhet nga Ndërmarrjet Publike të Komunës së Ulqinit.
Kryeshefi i Policisë komunale Saubih Mehmeti tha se presin vërejtje dhe propozime nga qytetarët e Komunës së Ulqinit me qëllim që një nga një të zgjedhin problematikat kyçe me të cilat ballafaqohen ato ditë pas dite.

  • 1

    Radio