Ulqini fiton ndaj Primorjes
Prej tvteuta10:11, 19 Dhjetor 2016
Skuadra e basketbollit të Ulqinit regjistroi të shtunën mbrëma fitore ndaj Primorjes nga Herceg Novi, me rezultatin 78-72. Për Ulqinin më të mirët ishin Jekniq me 24 pikë dhe 7 kapje topash në tabelë, si dhe Jeleniq me 26 pikë.
Për Primorje u dallua Kovaçeviq me 21 pikë. Pas kësaj ndeshje Ulqini ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 6 fitore dhe katër humbje.