Ulqin: Organizohet turniri ne futboll te vogël

Prej tvteuta18:24, 4 Janar 2022

Nga data 05 Janar në Ulqin me organizimin e Komunës së Ulqinit do mbahet turniri ne Futsall.

Ky turnir është I nivelit lokal, ku drejtë në pjesmarrje kanë të gjithë lojtarët dhe klubet e regjistruara në federaten e futbollit të Malit të Zi.

Sipas organizatorit z.Halil Dali Truma do luajnë edhe ekipet nga Kraja si dhe me kërkesë speciale edhe një ekip nga Mërkojeviqi  komuna e Tivarit .

Gjithsej do jenë 18 ekipe pjesëmarrëse , ku do jenë të ndara në gjashtë grupe me nga tre ekipe .

Turneu do mbahet në SH.F Marshall Tito në Ulqin, ku sipas organizatorve deri me dt 12 janar nuk do jetë e lejuar hyrja për shikuesit për shkak të masave anti COVID-19.

Fondi shpërblyes do të jetë 4000 euro , ku fondi për te rriturrit është I paraparë  për poziten e pare I cili fiton 1000 euro , vendi I dytë 500 euro ,si dhe 300 euro për vendin e tretë .Poashtu është I paraparë edhe fondi per femijët ku do shpërblehen me të holla

Ky turnir mundësohet nga komuna e Ulqinit , ndeshja e parë do të luhet nesër nga ora 17h

  • 1

    Radio