Aktuale Më shumë

UDSH reagon ndaj LQ ABR: Për pushtet gati t’i japin flakën Malit të Zi

Prej tvteuta17:15, 4 Mars 2023

Reagimi i UDSH ndaj LQ ABR

“Është e vërtetë, zotërinj, se jemi të humbur në hapësirë, sepse nuk mund të vijmë në vete nga politika juaj e çmendur, që ka zgjuar të gjitha fantazmat e së shkuarës.

Ne kemi humbur rrugën, sepse nuk mund të pajtohemi me politikën tuaj, e cila është gati t’i vërë flakën Malit të Zi për hir të një gram pushteti.

E se kë përkrahim dhe me kë bashkëpunojmë politikisht, kjo është një histori më vete, por një gjë është e sigurt,UDSH-ja nuk do të bashkëpunojë kurrë me ato politika që nuk e njohin Kosovën dhe të keqen që u bë atje.

Ndryshe nga ju, koha na konfirmoi ne dhe politikën tonë dhe dëshmoi se nuk ishim kot për 30 vjet në skenën politike të Malit të Zi, dhe ju endeni nga parti në parti, sa të zgjasë.

Në tre vitet e ushtrimit të pushtetit, ju keni treguar se çfarë dhe sa mund të bëni dhe sa këmbëngulës jeni në pikëpamjet tuaja, d.m.th. “Për drekë jeni europianë dhe për darkë lojtarë ruso-serbë dhe Open Balkans”.

Mund tju keshillojme vetem te shikoni pak rreth vetes kur na akuzoni se cfare ka ndodhur me Ulqinin sepse jeni ne nje kontradikte te madhe me veten, dmth te gjithe ata qe e kane zmbrapsur Ulqinin , sot jane politikberes ne rradhet tuaja.

UDSH ka mbi 60 anëtarë në degën e saj komunale, ndaj ju ftojmë të na jepni një emër që lidhet me korrupsionin (në çfarëdo lloj forme), që nuk mund të thuhet për shoqërinë tuaj (thjesht shikoni përreth dhe do të gjeni shumë prej tyre, shumë pranë jush që nuk dini çfarë ti bëni dhe ku ti bëni me kallëzime penale (për krime të ndryshme).

Së fundi, ju rekomandojmë që të merreni sa më pak me Unionin Demokratik të Shqiptarëve, sepse ne jemi një kafshatë që nuk mund ta gëlltisni.

Gjithashtu mos i besoni shumë autorit tuaj sepse nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë të mirë nga ai.”

  • 1

    Radio