Aktuale Më shumë

Tuneli do të mbyllet në kohën më të shkurtër të mundshme

Prej tvteuta14:25, 28 Shtator 2023

Qeveria e Malit të Zi ka pranuar sot kërkesën e Drejtorisë së Policisë për kthimin e tunelit të hapur nga banesa në rrugën Njegoshi në depon e Gjykatës së Lartë në gjendjen fillestare.
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se sanimi i tunelit do të bëhet me iniciativën e MPB-së, përkatësisht të Administratës së Policisë.
“Ne kemi gjetur një zgjidhje që procedura të mos zgjasë shumë, për shkak të urgjencës dhe nevojës për të siguruar funksionimin e depos dhe relaksimin e Drejtorisë së Policisë dhe MPB-së në detyrë në lidhje me atë tunel, është prur vendim që Administrata për Kadastër dhe Pronë t’i kryejë aktivitetet e saj në një kohë sa më të shkurtër”, tha Damjanoviq.

 

  • 1

    Radio