Ekonomi Më shumë

Transporti publik në Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta18:48, 15 Shkurt 2023

Duke pare se kostoja e jetës po shtrejtohet çdo ditë e më shumë, derivatet e naftës shtrejtohen dita ditës, jeta është bërë dinamike dhe njerëzit janë në mardhënie punë në Ulqin ose në rrethinë.

Si dhe, po ashtu duke pas parasysh që shumica e llojeve të transportit e ndotin mjedisin, dhe në fakt deri në 40% të të gjitha emetimeve të karburantit vijnë nga transporti i cili prodhon sasi të mëdha
gazrash që jo vetëm gjenerojnë sasi të mëdha të ndotjes në atmosferë, por gjithashtu kontribuojnë gjerësisht në problemin e ngrohjes globale.

Për këto shkaqe e pamë të arsyeshme që një pjesë të Kronikës t’ia kushtojmë “Transportit publik” i cili ka kohë që në Komunen e Ulqinit nuk është në shërbim të qytetarëve.

Ky transport ka shumë perparsi dhe do ishte nje zgjidhje e mençur për të gjithë qytetin.
Automjetet e transportit publik siç janë autobusët reduktojnë emetimet e gazrave gjë që ul ndjeshëm krijimin e smogut në qytete. Kjo do të thotë që njerëzit kanë ajër më të shëndetshëm.
Ai gjithashtu është më i lirë dhe redukton konsumin në makinën tuaj.
Ka përfitime të tjera të tilla si më pak zhurmë dhe bllokime të trafikut, dhe është më e sigurt pasi që udhëtarët e lodhur nuk po ngasin makinën.

Poashtu nga sekretariati për veprimtari komunale dhe banesore , thojnë se një prej prioriteteve do të jetë vendosja në qarkullim të transportit publik , ku janë duke punuar ne projekte me një ekip inxhinieresh të komunikacionit.

  • 1

    Radio