Rajoni/Bota Më shumë

Thaçi: Gjykata Speciale, një padrejtësi që është dashur të gëlltitet

Prej tvteuta09:59, 7 Korrik 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur rreth formimit të Qeverisë së ardhshme, e cila sipas tij do të formohet pa vonesa. Përveç kësaj, presidenti i vendit ka folur edhe për Gjykatën Speciale, të cilën e ka konsideruar si një padrejtësi historike që është dashur të gëlltitet.

Nga 6 korriku, Gjykata Speciale për krime lufte ka plotësuar të gjitha parakushtet ligjore-kushtetuese që të nisë me punën, që nënkupton edhe me proceset e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, për të cilët pretendohet se kanë kryer krime. Në lidhje me këtë, Thaçi tha se Kosova i ka kryer obligimet e veta politike dhe institucionale.

  • 1

    Radio