Aktuale Më shumë

Të shtunën në Podgoricë protestë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

Prej tvteuta07:50, 8 Mars 2023

Shoqata e prindërve njoftoi se të shtunën, më 11 mars, do të protestojnë në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë, me qëllim që t’u bëjnë thirrje autoriteteve që të mbrojnë fëmijët në Mal të Zi nga dhuna.

“Me tubimin, i cili do të fillojë në ora 11:55, duam të dërgojmë një mesazh se dhuna duhet të ndalet, e cila duket se është bërë përditshmëria jonë dhe ajo që është akoma më e rrezikshme është sjellja e pranueshme për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi.edhe kur përsëritet”, thuhet në portalin Roditelji.

Siç thonë ata, shkak janë incidentet e fundit të dhunës në të cilat viktimat janë të mitur si dhe autorët, “të cilat janë vetëm një tregues i nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë dhe dhunës së përhapur mes fëmijëve dhe të rinjve”.

“Pas tubimit, të pranishmit do të ecin drejt ndërtesës së Qeverisë ku do të lënë kërkesat e tyre, si dhe letrat e prindërve në të cilat ndër të tjera theksohet niveli i lartë i dhunës në shkolla”, përfundon njoftimi.

  • 1

    Radio