Aktuale Më shumë

Të Mirat Detare premtojnë investime për këtë sezon turistik

Prej tvteuta15:05, 29 Mars 2016

Nga të mirat detare në bregdetin e Ulqinit për vitin 2016 kanë lajmëruar se do të ketë  investime. Kryetari i Këshillit drejtues të të Mirave detare Xhaudet Cakuli tha për televizionin Teuta se këto investime u paraprijnë përgaditjeve të sezonit turistik.

Njëri nga këto investime do të jetë rrëthimi i dinave në plazhin e madh, duke filluar nga plazhi “Copacabana” e në drejtim të  lindjes së plazhit të madh , me vlerë prej 25 000 euro.

Investim tjetër me vlerë prej rreth 15 000 euro është mbyllja e gropave dhe tamponimi i rrugës e cila të çon në drejtim të grykës së Bunës. Me këtë investim kjo rrugë do të bëhët më e lehtë për qarkullim si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet .

Po ashtu në planin financiar të të Mirave Detare për këtë vit është parashikuar edhe punimi i dokumentacionit projektues për hapjen e shtegut nga hoteli ‘Albatros” e deri tek kepi i Gjeranave me vlerë prej 10 000 euro.

  • 1

    Radio