Aktuale Më shumë

Të martën seanca e Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve

Prej tvteuta07:54, 12 Mars 2023

Të martën do të konstituohet përbërja e re e Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve, me në krye Abazoviqin dhe do të përbëhet nga: Miomir Vojinoviq, ministër i arsimit, Fatmir Gjeka, ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Aleksandar Damjanoviq, ministër Financave, Admir Adroviq, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Dragoslav Shqekiq, Ministër i Shëndetësisë, Filip Axhiq, Ministër i Punëve të Brendshme, Marash Dukaj, Ministër i Administratës Publike, Masha Vlaoviq, Ministër i Kulturës dhe Mediave, Marko Kovaç, Ministër I Drejtësisë, Biljana Sjqepanoviq, Ministre e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Vasilije Lalosheviq, Ministre e Sportit dhe të Rinjve, Sinisha Bjekoviq, Mbrojtëse e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Malit të Zi, Milana Çabarkapa-Macanoviq, përfaqësuese e Sekretariatit Legjislacioni, Miroslav Pejoviq, drejtor i Drejtorisë për Statistika dhe Lana Jovanoviq, përfaqësuese e Rrjetit të Këshilltarëve të Artë të Ombudsmanit. Në seancën konstituive të Këshillit do të ftohet edhe ushtruesja e detyrës të prokurorit suprem të shtetit Tanja Begoviq, drejtorit të Administratës Policore Zoran Brđanin dhe shefit të zyrës së përfaqësimit të UNICEF-it në Mal të Zi, Huan Santander.

  • 1

    Radio