Sociale Më shumë

Takohet Ekipi komunal për mbrojtjen e shëndetit. Qytetaret mund te therrasin numri 123 per ndihma

Prej tvteuta15:28, 22 Mars 2021

Ekipi komunal për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, ka mbajtur sot një takim në të cilin morën pjesë: Aleksandar Daboviq udhëheqës i Ekipit, Arben Tagani, Shef i ZS Ulqin, Sadije Holaj, Drejtoreshë e Shtëpisë sëshëndetit, Saubih Mehmeti, Hadixhe Gjoni, Astrit Hoxha, Milazim Mustafa, Skender Kaleziqi dhe  Vaso Radoviq.

Në takim u analizua situata aktuale epidemiologjike në Ulqin dhe u miratuan përfundimet siç vijon:

Përfundimet:

  1. Është konstatuar se masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit komunal në periudhën e mëparshme kanë dhënë rezultate në parandalimin e rritjes së numrit të të infektuarve në Ulqin, falë aktiviteteve të autoriteteve shtetërore dhe lokale si dhe të shkallës më të lartë të disiplinës së qytetarëve.
  2. U përfundua se është e nevojshme të vazhdohet me zbatimin e masave për një periudhë prej 15 ditësh me ekipe të formuara tashmë nga përfaqësues të autoriteteve shtetërore dhe lokale, të cilat janë treguar shumë efikase. Këto ekipe do të koordinohen nga Hadixhe Gjoni, nënkryetare e Komunës së Ulqinit.
  3. Theksohet se për shkak të kushteve më të mira të motit dhe festave të ardhshme fetare, tubimet e qytetarëve do të kontrollohen, me theks të veçantë në kontrollin e objekteve private në lumin Buna, si dhe të ndërtesave të tjera dhe zonave publike, në mënyrë që të respektohen masat, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe numri I të grumbulluarëve në një vend.
  4. Anëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, së bashku me vullnetarët e Kryqit të Kuq, do tu japin ndihmë personave që janë në izolim ose nuk janë në gjendje të dalin jashtë, dhe të cilët nevojat e veta mund ti paraqesin në numrin e telefonit 123.
  5. U përfundua se për shkak të zgjidhjeve të limituara kadrovike dhe shtimit të përgjegjësive, është e nevojshme të kërkohet miratimi nga Ministria përkatëse e Financave për plotësimin e vendeve të lira të punës në Shërbimin e Policisë Komunale dhe Inspekcionit turistik në mënyrë që të përmbushen detyrimet e rregullta dhe për të ruajtur shëndetin e popullatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të epidemisë.
  6. Informimi I qytetarëve mbi këto përfundime, do të bëhet përmes mediave lokale dhe shtetërore.

Ulqin, 22 Mars 2021

Kryetari i Komunes dhe udheheqes i Ekipit,

Aleksandar Daboviq

  • 1

    Radio