Parada shqiptare edhe këtë vit u paraqit me veshje dhe valle tradicionale

Pas dy vitesh ndërprerje, përsëri u bë organizimi I Paradës Shqiptare, e cila u mbajt me datën 11 qershor në New York, e organizuar nga Shoqata Albanian Roots.
Parada e cila zgjati nga ora tetë deri në ora dymbëdhjetë, grumbulloi me mijëra shqiptarë të cilët këtë ditë e zbukuruan rrugën 1155 6th Avenue të New Yorkut, duke parakaluar me veshje dhe valle të shumta tradicionale kombëtare, nga shumë treva shqiptare.
Në Paradën shqiptare 2022 u paraqitën edhe shoqatat e shqiptarëve në Mal të Zi, Kraja, Ulqini, Ana e Malit, Plave Gucia, etj, të cilët performuan me veshje dhe valle tradicionale të trojeve të veta.
Kjo ditë bashkon jo vetëm shqiptarët në New York, por edhe shqiptarët nga mbarë SHBA-të, duke ftuar edhe mysafirë të shumtë nga Shqipëria dhe visët e ndryshme shqiptare.

SHBA:Shpallen heronj babë e bir nga Ulqini

38-vjeçari Louie Suljovic dhe babai i tij Qazim Suljovic, 68-vjeç, nga Ulqini, që jetojnë në SHBA, po luftojnë për jetën në spital pasi u plagosën me thikë mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ka ndodhur në picerinë e tyre në Queens, New York pasi ata ndërhynë për të ndihmuar një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve, raporton nypost.
Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre. Gruaja u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga një prej grabitësve.
“Qazimi është në gjendje të rëndë. Louie po përmirësohet dhe besoj se do të jetë mirë. Ata janë heronj, vepruan menjëherë për të shpëtuar një të huaj”- tha kushërira e Qazimit, Remzija.
Babai dhe djali po trajtohen në Spitalin Elmhurst, i njëjti objekt ku ata dhuruan ushqime për stafin dhe punonjësit e vijës së parë gjatë pandemisë Covid.
Për të ndihmuar në shërimin e tyre është hapur edhe një GoFundMe, ku deri të martën janë mbledhur më shumë se 170,000 dollarë.
Policia i ka arrestuar dy personat që sulmuan gruan për ta grabitur.

Kuvendi filloi punën me dy orë vonesë, Luigj Shkrela nënkryetar i ri i Kuvendit Komunal

Me dy orë vonesë filloi punën Kuvendi Komunal i Ulqinit. Para këshilltarëve gjenden 35 pika të rendit të ditës. Në këtë seancë  të parë të rregullt të Kuvendit  Komunal ,një zëri u zgjodh Luigj Shkrela nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve ,nënkryetar i Kuvendit.

Këshilltarët e Forcës së Re Demokratike, Ilir Çapuni dhe Sabri Salaj paralajmëruan kryetarin e Kuvendit Haxhi Sulejmanin dhe këshilltaret se pikat e rendit të ditës për shkarkimet e kryetarëve të bordeve dhe anëtarëve, janë në kundërshtim me ligjin, me këtë shkelet edhe statuti i Ndërmarrjeve Publike. Ata kanë propozuar që këto pika të hiqen nga rendi i ditës. Të njëjtën ka kërkuar edhe këshilltari Naser Resulbegoviqi nga radhët e partisë Socialdemokrate   dhe Xhavo Hoxhiqi.

Në seancën e sotme u shkarkuan ,dhe u emëruan kryetarët dhe anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe   Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuar,(SHPK) përveç të “RTUL”

Pika e  12 rendit të ditës , propozim Vendimi për shkarkimin e kryetarit të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të këshillit “RTUL” Ulqin nuk u shqyrtua në këtë seancë duke u ç’vendos në pikën e fundit.

Kryetari I Kuvendit Komunal Haxhi  Sulejmani tha se puna e Kuvendit sot do të zgjasë deri në orën pesë.

 

H.Nelaj

 

Ne Ulqin rritet numri i të punësuarve

Numri i të punësuarve në12 muajt e kaluar më së shumti është rritur në komunën e Ulqinit, duke përfshir këtu ndërmarrjet publike dhe arrin në 175. Kështu nga 401 është rritur në 576. Gjatë 12 muajve , 7 komuna në Mal të Zi, përfshirë këtu edhe ndërmarrjet dhe institucionet publike ka zvogluar numrin e të punësuarve. Të gjitha të tjerat duke mos llogaritur Zhablakun kanë shtuar numrin e të punësuarve. Ulqini kryeson me punësime të reja që ndiqet nga komuna Berane, Plevla , Podgorica dhe Budva ku numri i të punësuarve është rritur për 24 veta.

Kremtohet Viti i Ri

Edhe në Ulqin do të organizohet pritja e Vitit të Ri në shesh. Në cilën mënyre dhe kush do të marrë pjesë, do të vendosë grupi punues i formuar për organizimin e këtij zhvillimi me në krye Fatmir Gjekën, kryetar i komunës së Ulqinit.

Kështu është vendosur pas takimit të kreut të komunës, organizatës turistike dhe shoqatës së afaristëve.

 

.

  • 1

    Radio