Muza Competition mblodhi stilist dhe modele të rinj nga trevat shqiptare. Nga Ulqini Mahumudije Nimanbegu

Muza Competition, një konkurs bukurie që ndërthur temat tradicionale dhe moderne, u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Konkursi mblodhi së bashku stilistë të rinj dhe të afirmuar shqiptarë, si dhe të gjithë dashamirët e modës, në përputhje me ceremonitë e shumta të kryeqytetit shqiptar si “Kryeqyteti i Rinisë Evropiane 2022”. Në këtë event garues nga Ulqini morri pjesë edhe Mahmudije Nimanbegu e cila u prezantua me tematiken e veshjes  “Nusja e motit në ditë të sotit “.   Konkursi iu kushtua të rinjve nga mosha 18 deri në 35 vjeç, të ardhur nga të gjitha pjesët shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shërbyer për të nxitur punësimin, ekonominë krijuese, nxitjen e bizneseve fillestare dhe zgjerimin e bizneseve. Anisa Dudaj fitoi çmimin “Best Designer” në Shqipëri. Juria e përbërë nga disa figura të njohura të fushës së fashion dhe dizajn-it si Fadil Berisha, Aferdita Onuzi, Emina Çunmulaj, Valdrin Sahiti, Enada At’Nikolla dhe Helidon Haliti përzgjodhën aplikantët më të mirë përgjatë tre fazave të konkursit. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se këto lloj aktivitetesh janë shumë të rëndësishëm për Shqipërinë ku arrihet qëllimi i bashkimit të njerëzve dhe janë pikërisht ajo që i duhet kombit këto ditë.