Miqësi e sinqertë

Miqësia e sinqertë karakterizon marrëdheniet mes Maqedonisë dhe Malit të Zi, ka thënë kryetari i atij vendi Gjorgje Ivanov, duke marr letrat kredenciale të ambasadorit malazias Predrag Mitroviq. Ivanov ka shtuar se Maqedonia dhe Mali i Zi kane një dialog në kontinuitet dhe të hapur, bashkëpunim të frytëshem me të gjitha fushat e interesit të përbashkët, perkrahjen reciproke, në rajon si dhe në planin shumë palësh.

 

Lista e re për korrupsion

Mali i Zi në listën e re të indeksit të përceptimeve të korrupsionit të prezentuar nga TRANSPARENCY INTERNACIONAL, ka zënë vendin e 76 në mesin e 175 vendeve të botës. Kur kemi parasysh vendet e ish Jugosllavis, më e korruptuara është Kosova. Shkalla më e ulet e korruptimit është në Slloveni, pasojnë Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina. Me korrupsion më te vogel shquhen vendet Skandinave dhe se në vendin e parë është Danimarka.

 

  • 1

    Radio