Aktivitetet në Tuz për ditën e flamurit

Poashtu ne kuader te aktiviteteve te ditës së flamurit, mbremë  Me moton Rreth Flamurit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Shoqatën “Dedë Gjon Luli” nga Hoti dhe Shoqatën “Koha” nga Dinosha, u organizua program festiv në QKI Malësia në Tuz. Fjalën përshëndetëse e bëri Kryetari i KKSh-së Genci Nimanbegu, kurse sonte manifestimi i radhes do te mbahet në Plavë.

Sot mbahet maratona tradicionale(video)

Në ditën më të rëndësishme të festës kombëtare shqiptare – 28 Nentorit – Ditës së Flamurit, do të mbahet maratona tradicionale nga Ulqini deri në Shkodër e organizuar nga  Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Në maraton do të marrin pjesë 22 persona ku shumica janë shqiptarë me përjashtim të një pjesmarrësi nga Polonia.

Edhe në shumë qytete në Shqipëri sot shënohet 102 vjetori i Pavarësisë, me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore e politike. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë janë vendosur shumë flamuj, ndërsa ndërtesat e afërta janë pajisur me zbukurime të ndryshme. Zyrtarët e lartë të qeverisë së Shqipërisë në Vlorë do të vendosin kurora në Monumentin e Pavarësisë. Manifestime të shumta pritet të mbahen edhe në Kosovë, pastaj në qytetet me popullatë shumicë shqiptare në Maqedoni, e në rajone të tjera.

Poashtu ne Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, tashmë në menyrë tradicionale do të mblidhen burra me mustaqe dhe femra me gërsheta në përkujtimm të ditës së pavaresisë.

 

 

 

  • 1

    Radio