Kulturë Më shumë

Sot mbahet maratona tradicionale(video)

Prej tvteuta11:02, 28 Nëntor 2014

Në ditën më të rëndësishme të festës kombëtare shqiptare – 28 Nentorit – Ditës së Flamurit, do të mbahet maratona tradicionale nga Ulqini deri në Shkodër e organizuar nga  Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. Në maraton do të marrin pjesë 22 persona ku shumica janë shqiptarë me përjashtim të një pjesmarrësi nga Polonia.

Edhe në shumë qytete në Shqipëri sot shënohet 102 vjetori i Pavarësisë, me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore e politike. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë janë vendosur shumë flamuj, ndërsa ndërtesat e afërta janë pajisur me zbukurime të ndryshme. Zyrtarët e lartë të qeverisë së Shqipërisë në Vlorë do të vendosin kurora në Monumentin e Pavarësisë. Manifestime të shumta pritet të mbahen edhe në Kosovë, pastaj në qytetet me popullatë shumicë shqiptare në Maqedoni, e në rajone të tjera.

Poashtu ne Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, tashmë në menyrë tradicionale do të mblidhen burra me mustaqe dhe femra me gërsheta në përkujtimm të ditës së pavaresisë.

 

 

 

  • 1

    Radio