Sociale Më shumë

Sulmohet gazetari Sead Sadikoviq, arrestohen sulmuesit

Prej tvteuta13:07, 21 Mars 2021

Mbrëmë pas orës 20,00 nga një grup qytetarësh të cilët ishin pjesë e një auto kolone të  organizuar në qendër të Bijello Poles, verbalisht dhe fizikisht e kanë sulmuar gazetarin e TV Vijesti Sead Sadikoviqin.

Sipas shërbimeve policore, dyshohet se personat nga auto kolona i kanë drejtuar fjalë fyerëse gazetarit Sadikoviq dhe më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht. Policia ka reaguar dhe i ka arrestuar përsonat N.O. (21) dhe E.D. (18) nga Bijelo Pola, kurse gazetari Sadikoviq pas dhënjës së deklaratës në hapësirat zyrtare të policisë, e kanë transportuar për trajtim mjekësorë.

Ky sulm është dënuar ashpër nga struktura  të shumta shtetërore, politike, OJQ dhe organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare.

Edhe TV Teuta shpreh keqardhje dhe e denon ashpër sulmin ndaj gazetarit Sead Sadikoviq, duke e konsideruar këtë akt si shtypje ndaj fjalës së lirë dhe ndaj profesionit të gazetarisë.

Poashtu edhe Këshilli i Mediave për Vetë-Rregullim dënon sulmin ndaj gazetarit Sead Sadikoviq. Çdo sulm ndaj gazetarëve është në të njëjtën kohë një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe ndaj të gjitha mediave. Mali i Zi duhet të krijojë një mjedis në të cilin gazetarët duhet te jene te mbrojtur dhe në të cilin ata mund të bëjnë punën e tyre pa pengesa.

Këshilli i Medias vlerëson reagimin e shpejtë të policisë në këtë rast. Një reagim vendimtar dhe i shpejtë i institucioneve kompetente është thelbësor në zgjidhjen e sulmeve ndaj gazetarëve dhe parandalimin e disa sulmeve në të ardhmen.

 

 

  • 1

    Radio