Kulturë Më shumë

Studentët e Fakultetit për studimet afariste mesdhetare , në shkëmbim studentor në Split

Prej tvteuta09:57, 21 Mars 2017

Fakultetit për studimet afariste mesdhetare  në Ulqin vazhdon ti pasurojë programet e punës me përvojën dhe projektet e ngjashëm të institucioneve arsimore ndërkombëtare nga rajoni dhe bota, thuhet nga ky institucion. Në kuadër të pjesmarrjes së Fakultetit në programin e arsimit ndërkombëtar Erasmus Plus, studentët e vitit të tretë  Marina Dediq dhe Mihajlo Bullatoviq, semestrin veror do ta kryejnë në Split, në Shkollën e Lartë për menaxhimin kadrovik dhe të inspektimit.

Studentët kanë të mbuluara shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet personale. Me pjesmarrjen  në këtë projekt studentëve u jepet mundësia e një arsimimi më të gjerë ndërkombëtar, njohuri rreth kulturave të tjera dhe përvoja të reja jetësore.

  • 1

    Radio