Stijoviq: Nuk jam për moratorium në gjueti. Duhet të forcojmë masat
Prej tvteuta18:28, 20 Shkurt 2021
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijoviq, tha se nuk është pro vendosjes së moratoriumit në gjueti, por ka nevojë për forcim të masave, si rritja e numrit të inspektorëve në terren, dënime më të ashpra dhe rritje të ndërgjegjësimit për gjuetinë ilegale. “Përgjegjësia dhe ndëshkimi duhet të jenë prioritet. Armët e gjahut gjithashtu duhet të kontrollohen. Do të rrisim çmimet e armëve, dhe nuk do të lejohet që edhe fëmijët të shkojnë në gjueti, siç ka ndodhur deri më tani, “shtoi ai. Sipas ministrit, duhet një muaj për të parë situatën, e më pas do të fillojnë të zgjidhin problemin.