Aktuale Më shumë

Srzentiq: Të gjithë duhet të dënojnë fyrjet ndaj Nimanbegut

Prej tvteuta17:31, 19 Nëntor 2021

Të gjithë në sistemin e përgjegjësisë duhet të dënojnë fyerjet e drejtuara ndaj deputetit të Forcës Genci Nimanbegut, dhe të sigurohen që vlerat më të mëdha të shoqërisë malazeze, si multietniciteti, toleranca, mirëkuptimi dhe respekti për diversitetin, të mos vihen kurrë në dyshim, tha ministrja e Administratës publike, shoqërisë dixhitale dhe mediave, Tamara Srzentiq. Ajo shtoi se fjalimi i deputetit Nimanbegu në gjuhën shqipe në Kuvendin e Malit të Zi në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë rast për fyerje, etiketim dhe përhapje të intolerancës nacionale.

“Është e papranueshme që të drejtat e dikujt dhe vlerat më të mëdha mbi të cilat qëndron Mali i Zi, si multietniciteti dhe bashkëjetesa, të përdoren si armë për luftimin e atyre që mendojnë ndryshe, apo si arsyetim për shovinizëm. Të gjithë jemi dëshmitarë se situata është edhe më alarmante, pasi njoftime të tilla apo të ngjashme targetojnë shumë njerëz nga jeta publike, por edhe popuj të tërë apo grupe qytetarësh”, tha Srzentiq.

Ajo siguroi se Qeveria e Malit të Zi do të angazhohet maksimalisht  për afirmimin e plotë të Kodit të Etikës për nëpunësit dhe punonjësit, dhe shpreson që deputetin Nimanbegu ky rast jo vetëm nuk do ta dekurajojë ë kryerjen e funksionit të tij publik, por përkundrazi, do ta motivojë atë që të luftojë edhe më shumë për të drejtat e njerëzve që përfaqëson, por edhe të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

  • 1

    Radio