Aktuale Më shumë

Spitaleve u mungojnë ilaçet

Prej tvteuta17:10, 13 Shkurt 2023

Spitalet e Malit të Zi prej muajsh janë pa medikamente të caktuara, si trombolitikë, antibiotikë, terapi kundër sëmundjeve të zemrës, por mungojnë edhe shiringat, pipetat apo termometrat dixhitalë.

Në disa spitale thonë se janë të detyruar të blejnë disa barna me mjetet e tyre, ndërsa nga “Montefarm”, që furnizon dhjetëra institucione shëndetësore, thonë se çdo ditë i dorëzojnë terapitë e nevojshme, aparaturat mjekësore dhe materialet konsumuese, dhe se ndërprerja e shpërndarjes ndodh vetëm kur furnizuesi i një ilaçi nuk ka mundësi të dërgimit.Numri i ilapeve që mungojnë është i madh, e fatkeqësisht një pjesë e tyre janë të domosdoshëm për pacientët.

Mjekët ankohen se u mungon  “rivanoli”, dezinfektant për plagët, prerjet dhe ënjtjet, “dobutamina” që përdoret si terapi për sëmundjet e zemrës në kushte spitalore dhe në mënyrë sporadike antibiotikët “cefalexin” dhe “primacef”. Furnizimi me citostatikë që përdorin pacientët onkologjikë duket se është stabilizuar dhe nuk ka vonesa në shpërndarjen dhe dorëzimin e këtij lloji të ilaçit.

  • 1

    Radio