Aktuale Më shumë

Spajiq: Rritja e pagave për 300 mijë punëtorë, duam punësim të plotë

Prej tvteuta12:23, 30 Korrik 2024

Në seancën e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet është duke u zhvilluar seanca kontrolluese e kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Financave Novica Vukoviq për temën e programit Evropa Tani 2.

Spajiq tha në seancë se programi përbëhet nga tri ndryshime më të rëndësishme, ndër të cilat e para është rritja e pagës minimale në 600 për ata me arsim të mesëm dhe 800 për ata me arsim të lartë.

Ai tha se në Kroaci paga minimale është rreth 650 euro, në Çeki po ashtu, rreth 650 në Sllovaki, 601 euro në Letoni, 418 në Rumani, 404 në Serbi…

“Kjo na tregon për një hap të jashtëzakonshëm përpara në qytetërim që do ta bëjmë në tetor kur qytetarët tanë do të jenë në gjendje të jetojnë me dinjitet”, tha Spajiq.

Kur është fjala për inflacionin, ai deklaroi se Mali i Zi është diku në mes në Evropë.

Duke ulur ngarkesën, thotë ai, do t’u mundësohet punëdhënësve të kenë kushtet më konkurruese në Evropë.

“Është një nga ngarkesat më të ulëta në Evropë dhe është konkurrues”, deklaroi kryeministri dhe shpjegoi qëllimet e programit.

“Ne duam punësim të plotë, paga të larta për punëtorët dhe kosto të ulëta për punëdhënësit dhe t’u mundësojmë atyre të jenë sa më konkurrues. Ky është një nxitje për ekonominë dhe sipërmarrësit tanë që me guxim të hyjnë në investime dhe të punësojnë njerëz”, tha Spajiq.

Për tre vitet e ardhshme, siç bëri të ditur ai, buxheti aktual parashikohet të jetë suficit. Ai përsëriti se paga mesatare në tetor do të jetë 1000 për qind, ndërsa punëtorët në të gjithë sektorët, shton ai, do të marrin paga më të larta.

“Të gjithë punëtorët do ta mbajnë mend rritjen e pagave dhe 300,000 punëtorë në Mal të Zi do ta marrin atë rritje”, tha Spajiq.

Kujtojmë se programi parashikon që paga mesatare në Mal të Zi të jetë 1000 euro, paga mesatare për ata me arsim të mesëm do të jetë 600 dhe për punëtorët me arsim të lartë 800 euro.

“Ne po rrisim pagat minimale për punonjësit me arsim të mesëm me 33 për qind, d.m.th. nga 450 në 600 euro dhe ata me kualifikime më të larta deri në 78 për qind dhe paga minimale e tyre do të jetë 800 euro”, ka theksuar më herët kryeministri Spajiq.

  • 1

    Radio