Aktuale Më shumë

Sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Do të diskutohet për sigurinë e gjykatave

Prej tvteuta07:52, 8 Mars 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thirrur sot seancën e pestë të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku do të bisedohet për përmirësimin e sigurisë së institucioneve të drejtësisë, në kuadër të ngjarjes së fundit fatkeqe në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgorica.

Rendi i ditës i seancës së Këshillit do të përfshijë Raportin e Këshillit për Sigurinë e Informacionit për aktivitetet e ndërmarra për zgjidhjen e sulmeve kibernetike, si dhe Raportin për çështje nga fushëveprimi i Këshillit për periudhën nga 13 qershori deri më 13 dhjetor 2022.

Këshilli për Siguri Kombëtare, përveç kryetarit të Këshillit Abazoviq, përbëhet nga këta anëtarë: Filip Axhiq ministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator i Ministrisë së Mbrojtjes, Marko Kovaç Ministër i Drejtësisë, Aleksandar Damjanoviq  Ministër i Financave, Boris Miliq ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Milan Knezheviq kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit të Malit të Zi dhe Mevludin Nuhoxhiq nënkryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit të Malit të Zi.

  • 1

    Radio