Aktuale Më shumë

“Sot Emroja do të ishte krenar”

Prej tvteuta15:23, 14 Janar 2022

Qendra Shëndetësore në Ulqin prej sot është më e pasur për aparatin më modern të skanimit, të njohur si CT skaner, rezultat i donacionit të familjes së Allmir Abazoviq.

Rikujtojmë se familja në fjalë para dy vitesh humbi nga një sëmundje e rëndë djalin e tyre, Emron, dhe ndihmat e mbledhura për shërimin e tij vendosi ti dhurojë në këtë formë. Aparatura në fjalë kushtoi mbi 298.000 euro, dhe do tu shërbejë qytetarëve të Ulqinit në diagnostikimin në kohë të sëmundjeve të rënda.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni, përveç zyrtarëve të Qendrës Shëndetësore dhe anëtarëve të familjes, ishin prezent edhe ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe zv.kryeministri i Malit të Zi, dr.Dritan Abazoviq.

Në fjalën hyrëse, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Sadije Hollaj, falenderoi familjen Abazoviq për donacionin me shumë vlerë, i cili do të mundësojë një mbrojtje më të lartë shëndetësore për banorët e Ulqinit.

Ministrja Boroviniq Bojoviq, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohëshme të djalit të tyre, falenderoi familjen Abazoviq për gjestin human, i cili mundësoi pajisjen me këtë aparaturë aq të vlefshme.

Zv.kryeministri Abazoviq tha se kjo është një ditë e madhe për Ulqinin, kur familja e tij i kthen një borxh jo vetëm qytetarëve të Ulqinit, por të gjithëve që u solidarizuan dhe kontribuan në aksionin për të ndihmuar djalin e tyre.

“Jam i sigurtë se Emroja do të ishte shumë krenar sot.”, tha Abazoviq, duke uruar që qytetarët të kenë sa më pak nevojë për këtë aparaturë.

Skaneri në fjalë do të jetë në dispozicion të qytetarëve sapo të përfundohet trajnimi i të punësuarve për përdorimin e tij.

  • 1

    Radio