Aktuale Më shumë

Sot Abazoviq nënshkruan një memorandum ndërmjet Qeverisë, Komunës së Ulqinit dhe “Al Shiddi Group”

Prej tvteuta09:54, 2 Gusht 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq do të nënshkruajë sot në Villa Goricë Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi, Komunës së Ulqinit dhe “Al Shiddi group” lidhur me mundësinë e zhvillimit të kompleksit turistik në pjesën e Kepit të Mavrijanit në Ulqin.

Përveç kryeministrit Abazoviq, memorandumin do ta nënshkruajnë Sulaiman Al Shiddi, kryetar i Al Shiddi Group dhe Omer Bajraktari, kryetar i Komunës së Ulqinit.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit është planifikuar për në orën 12:00.

  • 1

    Radio