Politikë Më shumë

S’ka marrëveshje të re për demarkacionin

Prej tvteuta10:14, 21 Korrik 2016

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka hapësirë për një marrëveshje të re për demarkacionin. Kjo sepse sipas tij, nuk ka hapësirë për shpallje të re të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se në tryezën e 3 gushtit për demarkacionin do të ofrohen mendime nga fusha të ndryshme profesionale, politike dhe shkencore, por sipas tij, çdo gjë duhet të jetë në përputhshmëri me dokumentet, mbi të cilat është shpallurpavarësia e Kosovës. Sipas Mustafës, nëse qartësohet si mbi cilat dokumente Kosova ka shpallurpavarësinë e saj dhe si është definuar territori i Kosovës mbi ato dokumente, atëherë është lehtë të gjendet zgjidhja.

“Në qoftë se dalin jashtë asaj, atëherë është problem të gjendet një zgjidhje. Ne e kemi shpallur pavarësinë me dokumente të pakos së Ahtisarit”, tha Mustafa, transmeton “Telegrafi”.

  • 1

    Radio