Sociale Më shumë

Situatë e rënduar në Ulqin, brengosës numri i rasteve pozitive me korona virus

Prej tvteuta18:51, 2 Mars 2021

Numri i lartë i njerëzve të infektuar, por edhe vdekjet e shpeshta nga pasojat e koronavirusit në Ulqin, u japin qytetarëve të drejtën të shqetësohen shumë. Drejtoesha e Shtepise se Shëndetit të Ulqinit, Dr. Sadije Hollaj, tha  për televizionin Teuta se gjatë ndërrimit të parë gjatë kësaj dite, u kontrolluan 95 pacientë dhe u bënë 29 teste të shpejta, nga të cilat 16 teste ishin pozitive. Barrën më të madhe e kanë mjekët të cilët, tani për tani, ende arrijnë të kontrollojne të gjithë pacientët që kërkojnë ndihmë në qendrën shëndetësore, si në klinikën Kovid ashtu edhe përmes shërbimit të patronazhit.

“Të gjithë punonjësit e Shtepise se Shëndetit në Ulqin po bëjnë çmos për t’u ofruar të gjithë pacientëve kujdes dhe ndihmë adekuate shëndetësore, dhe posaçërisht në klinikat kovid, ata janë shumë të angazhuar dhe punojnë pa ndërprerje në dy ndërrime. Ndihma ofrohet brenda ambulancës, por edhe përmes shërbimit të patronazhit dhe vizitave në shtëpi për pacientët që kanë nevojë për të ”, tha Hollaj.

Vetëm sot, 29 raste të reja pozitive janë regjistruar në Ulqin, ndërsa në të njëjtën kohë dy pacientë nga Ulqini vdiqën si rezultat i kovidit. Numri i rasteve aktive në Ulqin është 357. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në komuna me incidencë të lartë, nga sot, do te kete  ndalim te trafikut ndërkomunal e cila vlen per  gjashtë komuna ne Mal te Zi, përfshirë Ulqinin .

Të perkujtojmë se në takimin urgjent online të Ekipit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të mbajtur të hënën, I eshte derguar një kërkesë  Ministrisë së Shëndetësisë nga te cilet eshte  kërkuar që të shtrëngohen masat në Ulqin në pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme,te cilat do te parashohin mbylljen e shkollave dhe Qendrave parashkollore, ndalimin e tubimeve publike në vende publike., bastore sportive, klube të automatëve, si dhe te palestrave dhe sallave sportive.

  • 1

    Radio