Aktuale Më shumë

Shquriq – Mali i Zi është i lidhur dobët dhe do të ketë humbje

Prej tvteuta09:16, 5 Korrik 2023

Pasi kompanitë ajrore RYANAIR AND WIZz air paralajmëruan se në vjeshtë do t’i heqin fluturimit nga Mali i Zi drejt qendrave evropiane dhe botërore, analisti i komunikacionit ajror Alen Shquriq thotë se ky hap do t’i kushtojë shumë Malit të Zi.
Për shkak të rritjes së taksave të aeroporteve, dy kompani ajrore prej tetorit do t’i heqin linjat e drejtpërdrejta nga Podgorica për në Romë, Vjenë, Barcelonë, Mançester dhe Zagreb.
Ai thotë se në periudhën e dimrit Mali i Zi është i lidhur dobët, prandaj do të ketë humbje të mëdha. Kjo do të thotë se Mali i Zi gjatë këtij dimri do të humbë 82 mijë udhëtarë, e kjo për Malin e Zi është një shifër e madhe. Shquriq thotë se për rritjen e çmimit të taksave të aeroporteve është dashur të mendohet dy herë. Ai ka shtruar pyetjen nëse ky hap ka qenë i domosdoshëm për aeroportet e Malit të Zi, të cilët janë lavdëruar për përfitime financiare. Shquriq ndërkaq shtroi pyetjen sa do të jenë humbjet nga mungesa e 80 mijë udhëtarëve në taksa, hotelieri, shitore, parkingje, shërbime.

  • 1

    Radio