Shqiptarët të interesuar për të Mirat Detare
Prej tvteuta13:43, 26 Janar 2017
Koalicioni “Shqiptarët e vendosur” janë të interesuar për postin e drejtorit të ndërmarrjes të Mirat Detare, mëson “Dan “ nga burime jozyrtare. Sipas kësaj, boshnjakëve do tu takonin postet udhëheqëse në Parqet Kombëtare dhe Portin e Tivarit, kurse për Drejtorinë e diasporës akoma nuk ka njoftime se kuj do ti takojë.
Sipas marrëveshjes paszgjedhore koalicionit shqiptar duhet ti takojnë dy poste udhëheqëse në ndërmarrjet publike. Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj tha për këtë gazetë se ky koalicion duhet të përgatisë propozim ligjin për ndryshimin territorial i cili do ti hapë rrugë formimit të Komunës së Tuzit deri me 31 maj të këtij viti.