Sociale Më shumë

Shqipëri: Shkatërrohet rrjeti i shpërndarësve të drogës

Prej tvteuta09:40, 19 Nëntor 2015

Policia e Tiranës ka arrestuar 30 shpërndarës të drogës në kryeqytet, në një aksion që zgjati gati 6 muaj, dhe sekuestroi 1kg heroinë, 180 paketime kokaine, si dhe një numër armatimesh të ndryshme.

Të arrestuarit gjatë dy viteve të fundit kanë shpërndarë drogë me vlerë rreth 900.000 euro, dhe në mes tyre janë organizatorë, koordinatorë dhe shpërndarës të drogave të rënda.

Nga policia lajmërohet se 5 persona kanë arritur ti shpëtojnë arrestimit.

  • 1

    Radio