Aktuale Më shumë

Shqepanoviq: Mali i Zi duhet të jetë krenar për shkencëtaret e tij femra

Prej tvteuta13:30, 11 Shkurt 2023

Mali i Zi prin në raport me shumë vende të Evropës Qendrore dhe Perëndimore për nga përqindja e shkencëtareve femra në raport me numrin e përgjithshëm të shkencëtarëve në ato vende, tha Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Bilana Shqepanoviq.

Shqepanoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, tha se Mali i Zi mund të jetë krenar për gratë dhe vajzat e tij që japin kontributin maksimal në punën kërkimore-shkencore të vendit, duke u përfshirë në shkencë nga shkolla fillore e deri në ndjekjen profesionale të shkencës.

“Në fakt, në bazën tonë të të dhënave të studiuesve – Rrjeti Shkencor Malazez – ka më shumë gra sesa burra shkencëtarë,” tha ajo.

Shqepanoviq deklaroi se në mesin e doktorantëve që janë përfitues të bursave të Ministrisë së Shkencës për periudhën 2018-2020, numri i vajzave është dukshëm më i lartë se i meshkujve, si dhe është një numër më i madh i femrave që kanë përfunduar me sukses doktoraturën nga ai program bursash.

“Jo vetëm që mund të mburremi me shifrat tona kombëtare, por mund të themi gjithashtu se jemi dukshëm më mirë se mesatarja botërore (pak më shumë se 30 për qind e studiuesve në mbarë botën janë gra), ndërsa në Mal të Zi kjo përqindje është dukshëm më e lartë,” tha ajo.

Ajo tha se Mali i Zi me krenari mund të theksojë se sipas të dhënave të UNESCO-s nga pesë vitet e fundit, është vendi i tetë në Evropë.

  • 1

    Radio