Aktuale Më shumë

Shpëtimtarët këtë vit të pajisur me mjet të specializuar

Prej tvteuta17:42, 4 Gusht 2023

Drejtoria për Siguri Detare dhe Menaxhimin e Porteve nga ky vit në bregdetin e Ulqinit patrullon me një mjet të specializuar ujor, i cili drejtohet nga shpëtimtari Edis Sijariq dhe që ndihmon në shpëtimin e njerëzve që ndodhen në situata të rrezikshme në ujë.

Sijariq thothë se ky mjet i vlefshëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ndihmuar veçanërisht njerëzit që mbyten në det, tek të cilët shpëtuesit ndonjëherë nuk mund të arrijnë me shpejtësi.

“Që nga ky vit kemi në dispozicion një mjet i cili është i specializuar për aksione në zonën që është jashtë pjesës së shënuar të plazhit, në një distancë më të madhe. Të gjithë mund të telefonojnë 129 nëse vërejnë ndonjë rast për tu raportuar. Çdo ditë, si masë parandaluese, të paktën dy herë patrulloj të gjithë Plazhin e Madh, dalim edhe në Plazhin e Vogël për të parë se ku duhet të reagojmë”, shton Sijariq.

Duke qenë se këtë fundjavë, sipas njoftimeve të shërbimeve meteorologjike, priten reshje shiu dhe mot jugor, si Drejtoria ashtu edhe vetë shpëtimtarët presin më shumë punë, duke qenë se njerëzit në plazhe shpesh i nuk respektojnë rregullat dhe flamujt e kuq.

  • 1

    Radio