Aktuale Më shumë

Sekuloviq: Të forcojmë institucionet dhe të ndërtojmë besimin

Prej tvteuta09:40, 19 Prill 2022

Ministri i Punëve të Brendëshme të Malit të Zi Sergej Sekuloviq tha se ministria, duke respektuar prezumimin e pafajësisë dhe duke mos dashur të rrezikojë hetimin, nuk njoftoi për arrestimin e Vesna Medenicës, duke bërë thirrje për forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e besimit. Ai tha se Prokuroria Speciale e Shtetit i ka drejtuar kërkesë Prokurorisë kompetente franceze për ndihmë juridike ndërkombëtare në një çështje penale më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas tij, më 17 shkurt, Prokuroria speciale e shtetit, me kërkesë të dërguar më parë për ndihmë juridike ndërkombëtare, ka marrë materialin e kërkuar, i cili i është  dorëzuar Drejtorisë së Policisë më 23 shkurt për përpunim të mëtejshëm penal. Siç u shpreh ai, më 11 prill Drejtoria e Policisë ia ka dorëzuar në Prokurorisë speciale materialin e përpunuar në lidhje me veprimtarinë kriminale të një numri të madh të anëtarëve të organizatës kriminale.

  • 1

    Radio