Aktuale Më shumë

Sefa: Femrat kohëve të fundit kërkojnë të drejtën e vet në trashëgiminë e prindërve (VIDEO)

Prej tvteuta11:32, 31 Janar 2023

Trashëgimia është kalimi i pasurisë së personit të vdekur, trashëgimtarëve të tij. Ajo ndahet në trashëgimi me ligj ose me testament. Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament, ose kur e ka bërë testamentin vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testament është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm, thotë avokati Liridon Sefa.

“Sipas ligjit në rradhë të parë thiren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti/bashkëshortja të cilët trashëgojnë secili në pjësë të barabarta” sqaron Sefa.

Në pyetjen se kush përjashtohet nga trashëgimia Sefa përgjigjet: “personi që me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë trashëgimlënësin, bashkëshorten, fëmijët dhe prindërit e tij; Ai që ka bërë ndaj trashëgimlënësit kallëzim ose dëshmi të rreme, për kryerjen e një vepre penale; Ai që me mashtrim, kërcënim e dhunë ka shtyrë trashëgimlënësin që të bëjë etj.”

Edhe pse vajzave/bijave me ligj u takon të marrin pasurinë e prindërve, në shumicën e rasteve ata heqin dorë nga trashëgimia, por kohëve të fundit femrat kanë filluar të vetëdijësohen dhe marrin atë se çfarë ju takon, përfundon avokati Sefa.

  • 1

    Radio