Aktuale Më shumë

Seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë të martën, do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë

Prej tvteuta08:37, 5 Mars 2023

Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq tha se seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë, pas shpërthimit në Gjykatën Themelore në Podgoricë, do të mbahet të martën, duke theksuar se pushteti ekzekutiv po bën gjithçka që mundet për të ruajtur sigurinë e institucioneve dhe qytetarëve. Ai bëri të ditur se do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, ku siguria do të jetë në nivel më të lartë. Axhiq tha se do të mbahet edhe seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Axhiq tha se është e qartë se ka pasur panik në mesin e qytetarëve për shkak të shpërthimit, “por nuk mund të themi se siguria është e kërcënuar kolektivisht në Mal të Zi”.

“Nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme që tregon se ekziston një plan sistematik për të minuar sigurinë në Mal të Zi”, thotë Axhiq. Ai theksoi se ishte një krim i pamend nga një individ, i cili është pothuajse i pamundur të parashikohet.

  • 1

    Radio