Sociale Më shumë

Së shpejti dhoma senzorike

Prej tvteuta16:11, 7 Shtator 2015

Drejtori i Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” Bilal Alaj ,deklaroi për televizionin Teuta, se këtë vit në këtë Qendër janë regjistruar 14 fëmijë që kanë vendimin e komisionit për kategorizim, por sipas fjalëve të drejtorit ky numër është shumë më i madh dhe është shqetësuese që prindërit nuk i lajmërojnë fëmijët e tyre.
“Jemi pothuajse të kompletuar edhe me kuadro të nevojshme për funksionimin e Qendrës,mungon defektologu i cili është mungesë kadrovike edhe në nivel të Malit të Zi” deklaroi Alaj.
Shumë shpejt kjo qendër do të pajiset edhe me dhomën senzorike që e financon Ministria për mirëqenie sociale dhe UNICEF.

  • 1

    Radio