Rajoni/Bota Më shumë

Samiti i grave lidere botërore, Vjosa Osmani takon Hillary Clinton

Prej tvteuta12:30, 29 Qershor 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e grave lidere botërore në Itali.

Ajo gjatë dy ditëve të samitit ka pasur diskutime përmbajtësore bashkë me ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera nga bota, të cilat janë shembull i lidershipit transformues.

“Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

  • 1

    Radio