Aktuale Më shumë

Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, 5 marrëveshjet që pritet të firmosin Rama, Vuçiç dhe Zaev

Prej tvteuta09:00, 21 Dhjetor 2021

Ditën e sotme do të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të Ballkanit të Hapur.Ditën e sotme, liderët do të mbërrijnë në kryeministri dhe takimi do të zgjasë për disa orë pasi do të nënshkruhen rreth 5 marrëveshje.

Ato janë:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maaedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

  • 1

    Radio