Aktuale Më shumë

Sa respektohet ndalimi i punimeve. Gjobat 150 deri në 500 euro

Prej tvteuta19:10, 23 Qershor 2023

Ndërtimet në Ulqin janë bërë temë kontroverse, jo vetëm për shkak të vonesave në përfundimin  e tyre, por edhe mosrespektimin e ndalimit, që hyn në fuqi në gjysmën e qershorit. Ardhja e turistëve dhe zhurma e punimeve nuk shkojnë së bashku, prandaj edhe ndërhyrja e Policisë Komunale është vendimtare në eliminimin e këtij problemi.

Kryeshefi Amir Mehmeti, thotë se kanë pasur disa aksione ditët e fundit dhe se i vjen keq për kontraktuesit që duhet të ndalojnë punën, por edhe rregullorja duhet të rresektohet. Gjobat për personat fizik janë 150 euro, ndërsa për ato juridik 500 euro.  Lartësia e tye mund të jetë një tjetër problem.

Vetëm disa qindra euro për investitorët me siguri nuk janë ndonjë pengesë serioze për të vazhduar me shkeljet. E kur flasim për gjobat, ato më herët ishin edhe më të ulëta. Sipas Mehmetit, vetëm vitin e kaluar u vendos që ato të rriteshin në masën aktuale.

Në mesin e atyre që shkelin ndalimin e punimeve mund të ketë raste të ndryshme, por në Policinë Komunale thonë se problemin kryesor e përbëjnë një kategori e caktuar.

“Problemin kryesor e kemi me investitorët e mëdhenj. Ndërtuesit e objekteve për banesa.” -thotë Mehmeti.

E ndërsa Policia Komunale në njërën anë mundohet të ndalojë punimet, disa kanë probleme se ato nuk janë realizuar. E kështu vërdallë deri vitin tjetër.

  • 1

    Radio