Aktuale Më shumë

Rrugët e shkatërruara. Banorët e Kodrave paralajmërojnë protestë

Prej tvteuta16:31, 15 Qershor 2023

Banorët e një pjese të Kodrave në Ulqin janë të indinjuar për neglizhencën dhe premtimet e parealizuara të Komunës së Ulqinit për të asfaltuar rrugën që kalon nga shtëpiat e tyre.

Ata thonë se kanë 11 muaj që duhet të kalojnë në rrugë të shkatërruar,dhe se të dielen për këtë do të dalin në protestë dhe do të bllokojnë rrugën kryesore.

Driton Salaj, i cili banon në këtë zonë të qytetit, thotë se arsyeja për vonesë është se Komuna nuk ka arritur që gjatë kësaj kohe të menjanojë kabllotë elektrike, zhvendosja e të cilëve nuk ishte e parashikuar me projektin e rikonstruktimit të rrjetit të kanalizimit.

Ai thekson se kontraktuesi në këtë rast nuk ka faj, dhe se Komuna është dashur të tregohet më e angazhuar në këtë drejtim.

  • 1

    Radio