Aktuale Më shumë

Rrëzohet një aeroplan turistik në Shtoj. Lëndohen dy persona

Prej tvteuta14:56, 19 Korrik 2023

Dy persona kanë mbetur të lënduar ditën e sotme nga rrëzimi i aeroplanit në Shtoj të Ulqinit, kanë konfirmuar për media nga Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.10 minuta.

Sipas njoftimeve paraprake, një nga personat ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tjetri më të lehta. Aeroplani në fjalë ishte i tipit turistik, ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e zjarrfiksëve dhe emergjencës shëndetësore.

 

 

Foto: RT i MZ (RTCG)

  • 1

    Radio