Aktuale Më shumë

Rotary vazhdon me dhuratat për fëmijë. Prezente edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe

Prej tvteuta18:38, 23 Dhjetor 2021

Në ambientet e “Pallatës Venecia”, Rotary Club i Ulqinit vazhdoi me ndarjen e paketave me dhurata për fëmijë, të cilat janë mbledhur nga bashkëmoshatarët e tyre nga Britania e Madhe.  Kësaj radhe ishin prezent edhe kryetari i Komunës, Aleksandër Daboviq, kretari i KKSH Faik Nika, si dhe ambasadorja e Britanisë së Madhe në Mal të Zi, Karen Maddocks.

Kryetari i Rotary Club në Ulqin Elvir Zeçeviq, tha se klubi vazhdon me traditën e tij shumëvjeçare të shpërndarjes së dhuratave për fëmijë dhe shprehu falenderim maksimal për ata që kanë kontribuar në mbledhjen e tyre. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, edhe vetë anëtar i Rotary, tha se klubi në Ulqin është i treti më i vjetri i themeluar në Mal të Zi, dhe me përkushtim punon për të ndihmuar komunitetin në të cilin vepron.

Ai shtoi se shpërndarja e dhuratave për fëmijë nuk është aktiviteti i vetëm, dhe se Rotary gjatë vitit është i ngazhuar në projekte të ndryshme në të mirë të shoqërisë. Pas marrjes së dhuratave, fëmijët për të pranishmit shfaqën edhe disa pika zbavitëse.

  • 1

    Radio