Ronaldo në ndeshjen e 200-të ia siguron fitoren Portugalisë

Prej tvteuta14:34, 21 Qershor 2023

Cristiano Ronaldo ia ka siguruar fitoren kombëtares së tij, Portugalisë, në ndeshjen e 200-të me fanellën portugeze.

Të martën në mbrëmje, Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e fundit në udhëtim tek Islanda.

Ronaldo pranoi çmimin Guinness si lojtari me më së shumti paraqitje për një kombëtare në histori të futbollit.

Ai mban rekordin e më së shumti golave të shënuar në nivel ndërkombëtar.

Portugalia po shkon sigurt drejt kualifikimit në Evropian. Pas katër ndeshjeve, ka pikë të plota.

  • 1

    Radio