Aktuale Më shumë

Riviera e Ulqinit e mbyll vitin me 6.000 euro fitim

Prej tvteuta10:15, 31 Mars 2016

Riviera e ulqinit e ka përfunduar vitin 2015 me 6340 euro fitim, kurse në vitin 2014 regjistroi rreth 800.000 euro humbje, sipas të dhënave të publikuara në faqen online të Montenegroberzës.

Të ardhurat e kompanisë ishin 3,01 milion euro ,21,4% më të larta se një vit më parë, kurse shpenzimet 2,85 milion euro, apo 11.5% më të ulta se në vitin 2014.

Nga kjo kompani edhe më parë janë shprehur të kënaqur me sezonin e kaluar, gjetë të cilit kanë regjistruar rezultate rekord në këto 15 vitet e fundit.

  • 1

    Radio