Rinia Katolike nga Ulqini, shenojnë Vigjiljen e Krishtlindjeve

Prej tvteuta18:38, 24 Dhjetor 2021

Vigjilja e Krishtlindjeve është po aq e rëndësishme për besimtarët e krishtere. Ata përgatiten që gjithçka të jetë gati për të kremtuar ashtu siç duhet lindjen e Jezu Krishtit. Besimtarët nuk lënë pas dore as simbolikat që përfaqëson kjo festë.

Kështu që edhe Rinia Katolike nga Ulqini, kanë përgaditur ushqime dhe ëmbëlsira për qytetarët, të cilët kanë rastin ti shijojnë, në shtëpizen e improvizuar ne Ranë.

Për qytetarët e Ulqinit, poashtu është shërbyer Vera e vluar, një pije popullore e Krishtlindjeve që shërbehet e nxehtë dhe përgatitet nga vera e kuqe, fruta si portokalli, dhe erëzat si kanella dhe arrëmyshk.

Të gjitha këto janë shërbyer falas

  • 1

    Radio